Fotot që tregojnë një granatë dore e cila ishte vendosur në gjoksin e një ushtari ukrainas, është bërë virale në rrjet.
Pajisja e pashpërthyer, nën zemrën e ushtarit, u hoq në prani të dy xhenierëve për të garantuar sigurinë e personelit mjekësor, tha zëvendësministri i mbrojtjes i Ukrainës. Operacioni u krye pa përdorur elektrokoagulim, një teknikë e përdorur në kirurgji për të kontrolluar gjakderdhjen duke kaluar rryma elektrike nëpër inde, për të parandaluar shpërthimin e granatës.

Hanna Maliar, Zëvendës Ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, postoi rreze X në rrjetet sociale. Një tjetër postim tregonte një kirurg me doreza të gjakosura, i cili mbante ende përparësen dhe kapelën e tij, me granatë të mbajtur në dorë.
“Jo çdo plagë në zonën e zemrës është vdekjeprurëse!” shtoi Maliar.
Operacioni u krye me sukses, sipas Maliarit, nga një prej kirurgëve më me përvojë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Andrew Willow. Granata mbeti e paprekur gjatë largimit dhe më pas ushtari 28-vjeçar është dërguar për rehabilitim për shërim të plotë.
Burimi: Independent.co.uk

