Sherr me sende të forta në Durrës. Policia bën të ditur se në konflikt është përfshirë Artan Paja me një punonjës karburanti. Sipas forcave blu, konflikti ka nisur për disa para që Artan Paja i kishte punonjësit të karburantit. Ai ka shkuar për të furnizuar makinën me naftë në pikën ku punonte 46-vjeçari dhe në këtë moment janë përplasur fizikisht. Punëtori i karburantit i ka kërkuar paratë, por Artan Paja nuk ka pranuar t’ia kthejë borxhin. Më pas ka nisur përplasja, e Paja ka nxjerrë topin e bejsbollit për ta vrarë, por fatmirësisht nuk ia ka arritur. Punëtori ka marrë disa lëndime, ndaj është dërguar në spital, aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Policia ka arrestuar në flagrancë, autorin, Artan Pajën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tentoi të vriste me send të fortë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm nga Policia, kapet dhe arrestohet 44-vjeçari. Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar tentuar të vriste me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version