Aleks Visha, personi që u shoqërua në komisariat pas publikimit të pamjeve ku shihej që udhëtonte me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, ka vendosur që edhe rrugën drejt paraqitjes para bluve të komisariatit numër 1 në Tiranë, ta pasqyrojë në profilin e tij në ‘Tik Tok’. Si çdo gjë tjetër që poston Visha, në sfond nuk mungon muzika e lartë dhe tymosja e një cigareje.

Ai shihet teksa drejton vetë mjetin ‘Lamborghini’ për të cilin Policia e Tiranës njoftoi se u sekuestruar, ndërkohë që para e prin motori me efektivë e pas i qëndron mjeti me të njëjtët punonjës.

Shoqërimi i tij erdhi pas publikimit të një videoje nga Kleviol Ahmetaj pak ditë më parë, një tjetër personazh i njohur në Tik Tok. Ai shihej teksa udhëtonte me 305 km/h në tunelin e Kalimashit duke rrezikuar jetën e tij, të pasagjerëve dhe personave të tjerë që po përshkonin të njëjtën rrugë.

Sot, Policia njoftoi se ka vendosur që të sekuestrojë mjetin tip “Lamborghini”, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit është vendosur një gjobë prej 100 000 lekësh të rinj. Në deklaratën e bërë, vetë Visha ka mohuar të ketë qenë në drejtimin e makinës në fjalë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version