Publikohen pamjet e aksionit “Kamperi” të Policisë së Vlorës, e cila sekuestroi 260 kg drogë, e cila ishte fshehura në dy kampera turistësh. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, droga ishte e fshehur në një prej raftet e kamperit. Sasia e lëndës narkotike ishte ndarë në pako dhe gati për treg.
Lidhur me rastin, Policia thotë se të arrestuarit janë 4 shtetas rumun: Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru, ndërsa në kërkim janë shpallur 5 persona të tjerë, por identiteti i tyre nuk është bërë me dije.
Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aktivitetit të këtyre personave, të cilët nën maskimin si turistë kryenin transport droge.

