Një ish-ushtarak shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle sëbashku me bashkëshorten e tij për kultivim dhe shitje marijuane. Në operacion janë sekuestruar gjithsej 492 bimë marijuanë dhe 131 kilogramë gati për shitje. Mediat
Mediat vendase raportojnë se Policia Kombëtare ka arrestuar në qytetin Riells i Viabrea (Girona) dy persona të dyshuar për kultivimin dhe shitjen e marijuanës, një ish-ushtar shqiptar të ushtrisë franceze dhe bashkëshorten e tij.Gjithashtu, në shtëpinë, e cila kishte masa të mëdha sigurie, u gjetën gjithsej 15 thika të ndryshme që i përkisnin të arrestuarit.
Bodrumi i katit të poshtëm ishte përshtatur për mbjellje, plotësisht i izoluar nga drita e jashtme për të kontrolluar rritjen e bimëve të marijuanës si dhe për të kamufluar sa më shumë erën e saj, për të shmangur zbulimin.
Shtëpia ishte e rrethuar nga kamerat e vëzhgimit, të gjitha të kontrolluara nga i arrestuari nga një dhomë me monitor. Hetimi filloi pas disa ankesave anonime, në të cilat deklarohej se shtëpia mund të kishte një plantacion marijuane.

