Dalin pamjet e para nga aksidenti që ka ndodhur pranë zonës së Saukut, në afërsi të Fakultetit të Ekonomisë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga sosnews.al duket autobusi i Krrabës i kthyer përmbys, ndërsa dy makinat kanë përfunduar në “ishujt” e rrugës, të dëmtuara nga aksidentit.
Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë përplasja e autobusit të linjës së Kërrabës me dy mjete, por nuk dihet se përse ka ndodhur përplasja.

