Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit është shprehur se gjatë megaoperacionit me 45 të arrestuar, është dokumentuar tregtia e drogërave të forta.

Ai shtoi gjithashtu se shumë prej të ndaluarve, emgjithëse kishin kryer edhe më herët vepra penale, nuk ishin përballur me drejtësinë.

Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, është shprehur se mes të arrestuarve ka edhe biznesmenë dhe me shkollë të lartë.

Drejtuesi i Prokurorisë: Më lejoni që përmes jush të bëj me dije se Prokuroria mbi bazën e materialeve, ka zhvilluar hetimin për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Në bashkëpunim me policinë është dokumentuar shitja e drogërave të forta, kokainë, heroinë, etj. Një pjesë e të ndaluarve, ndonëse kanë qenë më parë të evidentuar në kryerjen e veprave penale, nuk janë ndaluar më parë. Më lejoni të falenderoj të gjithë forcat e policisë që morën pjesë në operacionin.

Ilir Proda: Kemi zbatuar urdhrat e prokurorit për ndalimin e shtetasve. Rrugët e drogës dihen. Janë ndaluar në bazë të urdhrit të lëshuar nga prokurori. Hetimi është në vazhdim edhe për disa subjekte të tjera. Janë goditur drejtues të grupeve kriminale në këtë qytet. Mes tyre ka biznesmenë dhe persona me arsim të lartë. Kryesisht janë mbi 20 vjeç, deri në 65-vjeç.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version