Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e një 41-vjeçari,pasi u kap duke zhvendosur në oborrin e shtëpisë disa pako me cannabis sattiva.
Arrestimi u bë në Memaliaj,në fshatin Xhafaj ku jetonte 41 vjeçari Spartak Caca.
Policia arriti të gjente 7 pako me peshë 42 kg,në oborrin e banesës së tij në fshatin Xhafaj, Memaliaj.
Materialet në ngarkim të Spartak Caca i kaluan Prokurorisë së Gjirokastër për veprime të mëtejshme.sosnews.al

