Rreth 5 kg drogë janë sekuestruar nga policia në përfundim te operacionit “Zhapokika”.

Policia kishte informacione se dy persona(gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen me dije për arsye hetimi) po transportonin në një përrua, armë e drogë me qëllim fshehjen e tyre.

Pas kontrollit policia arriti të gjente në vendin e quajtur “Përroi i Madh”, në fshatin Zhapokikë, Bashkia Memaliaj, të fshehura në shkurre 4 armë zjarri.Tre armë zjarri model 54, një armë zjarri automatike model 56 si dhe dy krehëra me fishekë.

Gjithashtu,pranë tyre policia ka gjetur një qese të zezë, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale, 5 kg.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për  kapjen e autorëve.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version