Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.

Sipas policisë, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje ka rënë zjarr në banesë dhe gruaja ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version