Një automjet është djegur mbrëmjen e djeshme në lagjen “ Partizani” të qytetit të Vlorës.
Sipas policisë mjeti tip ”Lexus”, në pronësi të S.P., ka qënë i parkuar pranë banesës së R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh.
Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.//sosnews.al
