Meta Gala një event i rëndësishëm, ku një sërë personazhesh të njohur dalin në tapetin e kuq me pamjet e tyre më elegante dhe magjepsëse të hënën e parë të majit të çdo viti, jo gjithmonë do të thotë se zgjedhjet janë të gjitha të bukura.
Njihuni me veshjet më të këqija të Met Gala 2023, nga Dailymail ku listën e kryeson aktorja dhe këngëtarja Janelle Monae duke zgjedhur një pamje të çuditshme, pothuajse të zhveshur.

Ariana DeBose, veshja e saj është një set me dy pjesë ngjyrë të verdhë, por detaji i panevojshëm i gëzofit është i tepërt.

Lil Nas X, reperi 24-vjeçar u shfaq në event tërësisht i mbuluar nga argjendi, duke veshur vetëm një palë çizme, të brendshme dhe bojë trupi.

Florence Pugh, e shfaqur me një fustan të bardhë, por aksesori i saj me pendë në kokë ishte zgjedhje e shëmtuar.

Alexa Chung e veshur si një foshnjë gjigande.

Doja Cat zgjodhi një fustan argjendi me pupla në fund dhe me grimin e saj në mënyrë që të ngjante me një mace të vërtetë. Pamja e maces përfshinte një eyeliner të rëndë dhe proteza në gojë.

Cara Delevingne kishte veshur një fustan jashtëzakonisht të shkurtër me mëngë të çuditshme dhe çorape të gjata të zeza në pjesën e këmbëve.

Modelja Amanda Seyfried zgjodhi një fustan shumë zbulues që ishte bërë nga një tufë telash.
