Përveç tematikës dhe veshjeve në Met Gala 2023, këtë vit në tapetin e kuq kanë parakaluar dhe yje shtatzënë. Nga këngëtaraj e njohur Rihanna tek modelja Karlie Kloss, me barkun e rrumbullakosur tërhoqën vëmendjen në eventin e vitit, të mbajtur në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City, shkruajnë mediat e huaja.
Rihanna, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë fillimisht u pa e veshur me një pallto oversize Fendi teksa po dilte nga hoteli The Carlyle në NYC, këngëtarja mbërriti në Muzeun Metropolitan të Artit me një fustan të bardhë nga Valentino të mbuluar me lulen ikonike Camellia të Chanel dhe me një bisht epik.

Karlie Kloss modelja e njohur është gjithashtu shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Në kalimin e saj në tapetin e kuq Kloss mosrri vëmendjen e të pranishmëve me fustanin e ngushtë të zi, i cili i nxirrte barkun e rrumbullakosur në pah, kombinuar me një aksesor.

Ndërkohë edhe tenistja e njohur amerikane Serena Williams është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin, Alexis Ohanian. Sportistja ka zgjedhur po ashtu një fustan të zi të ngushtë elegant me paraqitjen e saj në Met Gala.
