Këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila njihet për pamjet e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung. Jo vetëm fustani, por detaji tjetë i cili mori gjithë vëmendjen ishin thonjtë e saj të zbukuruar në mënyrë perfekte me zgjatime të gjata diamanti që vareshin, shkruajnë mediat e huaja.
Fustani e saj kishte një dantellë me lule, një kombinim me tejdukshmërinë në disa pjesë të trupit. Ndërsa bishti prej dantellë shtrihej me kilometra pas Ritës dhe poshtë shkallëve ikonike të Muzeut Metropolitan. Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë (81 mijë euro), duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë kokteji.
Këngëtarja shoqërohej në evenimentin e vitit nga bashkëshorti i saj Taika Waititi.