Sander Lleshaj nis me zevendesimet e emrave te besuar te Fatmir Xhafajt. I pari ne liste eshte emri i Eduart Merkaj Drejtorit të Policisë Kriminale. Në vend te tij vjen Tonin Vocaj nje emer jo pak i njohur ne rradhet e policise por edhe i perfolur.

Tonin Vocaj me pare sherbente si specialist ne drejtorine e pergjithshme por me heret ka qene dhe drejtor i policise se Tiranes.

Në shkurt të 2013 ai u perfshi ne nje sere akuzash pas publikimit te disa fotove të tij me ish zv drejtorin e pergjithshem te policise Agron Kuliçaj por edhe Arben Frrokun, personin që sipas gjykates se krimeve te renda vrau kryekomisarin Dritan Lamaj .

Publikimi i fotove bëri që Tonin Vocaj të jepte dorëheqjen nga grupi i hetimit për  vrasjen e kryekomisarit. Në 2013 ai u largua nga posti i drejtorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme duke u emëruar në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP.

Levizje pritet te kete dhe ne drejtorite kryesore ne vend por edhe komisariate. Kjo pas ngjarjes se rende ne Elbasan ne nje kohe qe nuk ka asnje te dyshuar apo te ndaluar.

Por ndryshimet pritet te prekin dhe komisariatet e Tiranes. Nje shembull eshte komisariati nr 6. Ketu shefi i saj ka perfunduar kohen e komandimit qe prej dates 16 dhjetor. Burimet thane se ndryshimet do te prekin dhe te 5 komisariatet e tjera ku mesa duket sa here vjen nje minister i ri ka dhe emra te rinj ne sektore te ndryshem ne policine e shtetit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version