Ishte nëna e Jani Rustemajt, të riut që ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë pas arrestimit, ajo e cila denoncoi se djali i saj po keqtrajtohej. Në emisionin ‘Uniko’, mes lotësh, ajo tregoi se djali iu arrestua pasi akuzohej për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atletet. Ajo thekson se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk e lënë as që të hyjë në spital t’i qëndrojë afër. Ajo ngre dyshime mbi sjelljen e policisë pas arrestimit të të birit.
‘Më thanë ke djalin sëmurë. Nuk ma thanë pse, ai nuk kishte asnjë problem. Kam shku dhe kam pyetur te spitali i burgjeve, pyeta se ku e kam djalin. Shkova atje, nuk ishte i shtruar aty, erdha në shtëpi. Pas disa ditëve, më erdhi policia në shtëpi, më thanë shko në spital se ke cunin me ftohje. Djali ishte shumë keq, doktori tha nuk kam shpresa. Ai ishte shumë mirë, i coja paketa. Nuk e di, ishte shumë mirë. Doktori më tha i kanë dhënë shumë metadon. Ai pinte hashash, e dija që pinte, jo shumë, ishte për bukuri.’

