Kjo foto tregon momentin e fundosjes së anijes “Bashkimi” në Sazan, ndërsa tre peshkatarët në bord presin policët kufitarë që t’i shpëtojnë. Peshkarexha “Bashkimi” 18 metra e gjatë u fundos mesditën e sotme në afërsi të Sazanit, ndërsa po peshkonte 3 milje në veri te Sazanit me tre peshkatarë në bord, pronari i anijes Flori Mezani së bashku me dy punonjësit.

Personat që ishin në bord kërkuan ndihmë, pasi tubat e shkarkimit që merrnin ujë nga deti janë çarë dhe për pasojë pjesa e motorit ka marrë në ujë. Kryepeshkatari Flori Mezani ka dhënë njoftimin. Pas marrjes së njoftimit, në ndihmë të tyre ka ardhur policia kufitare si dhe roja bregdetare. Ata kanë shpëtuar pjesëtarët e bordit dhe i kanë dërguar në Portin e Vlorës, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dyshohet se defekti ka qenë në pjesën e pompave të ujit të lidhura me pjesën e detit, të cilat kanë marrë ujë dhe kjo ka sjellë fundosjen e anijes në 130 metra thellësi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version