Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale, midis tyre një grua për korrupsion dhe ryshfet në vlerën 131 mijë euro. Sipas policisë 48-vjeçarja, Albana Ferraj akuzohet për favorizimin e një kompanie italiane në një tender në vitin 2016. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë, Ferraj “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ferraj, rezulton të jetë ish-drejtoreshë e kabinetit pranë OSHEE. Ajo akuzohet për favorizimin e kompanisë italiane për të marrë tenderin në vitin 2016. Aso kohe, përdori kompaninë e saj për të përfituar ryshfetin 132 mijë euro në tenderin e dhënë nga OSHEE. Ferraj krijoi një marrëdhënie fiktive midis saj dhe kompanisë italiane duke përdorur një shoqëri të tretë me seli në Shqipëri për të  fshehur natyrën e kundraligjshme të këtyre parave që përfitoi përmes korrupsionit pasiv me kompaninë  “Com Metodi” s.p.a. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version