Artan Pishtari, 53 vjeç, me origjinë nga Voskopoja, është viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në Korçë. Pishtari po udhëtonte me mjetin e tij, kur u përball me rrugën e lagësht nga reshjet e shumta të shiut.
Në momentin që mbërriti në urën e fshatti Polenë, Pishtari humbi kontrollin e mjetit dhe ra në lum. Për rrjedhojë, ai ka humbur jetën.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 11.12.2022, rreth orës 20:38, tek ura pranë fshatit Polenë, Korçë, shtetasi A. P., 45 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.
Drejt vendngjarjes u dërguan ambulanca, shërbimet e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësja, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, të drejtuesit të automjetit shtetasit A. P., i cili udhëtonte i vetëm.
Trupi i 45-vjeçarit, u dërgua në morgun e spitalit Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

