Era e fortë në portin e Durrësit ka bllokuar në kalatat të gjitha anijet e tonazhit të vogël e të mesëm.
Anijet e peshkimit kanë pezulluar lundrimet dhe gjuetinë në det deri, por priter që gjatë ditës së nesërmë era të ndryshojë drejtim e të kthehet drejt veriut.Aktualisht era,rregjistron shpejtësinë mbi 20 metra/sek në port.
Kapiteneria ka lajmëruar të gjithë subjektet dhe ekuipazhet e anijeve të forcojnë masat e sigurisë për të shmangur incidentet e mundshme në këto kushte.
Megjithëse deti shënon forcën 8 ballë, të tre tragetet e linjës Bari-Durrës me 1 100 udhëtarë në bord u bregëzuan në mëngjes pa vonesa.
Me rastin e festive pritet të ketë dhe një rritje të ndjeshme të numrit të bashkatdhetarëve që preferojnë të udhëtojnë me tragete drejt portit të Durrësit.
Agjencitë e lundrimit po përgatiten të shtojnë lëvizjet me tragete në dy anët e Adriatikut, për t’iu përgjigjur rritjes së numrit të udhëtarëve dhe automjeteve në prag të festave të fundvitit.//sosnews.al
