Policia Kufitare ka arritur ti shpëtojë jetën disa turistëve në bregdetin e Jonit.Kjo si pasojë e kushteve jo të mira atmosferike.
Në qytetin e Sarandës Policia Kufitare arriti të shpëtojë të rinjtë R.M, E.H ,L.M, të cilët kishin shkuar me një varkë në plazhin e Krokëzit por nuk kishin mundur të ktheheshin më.
Policia bëri të mundur nxjerrjen në breg së bashku me të rinjtë edhe të E.C., si dhe turistët Polak, P.D. ,E.D., të cilët sot jan kthyer duke përshkruar malin nga Krokëza në Kakome.
Në Ksamil Policia Kufitare së bashku me rojet bregtetare i kanë ardhur në ndihme tre pushuesve Kosovarë, B.S.,V.K.,B.B.,të cilët rrezikoheshin të mbyteshin pasi mjeti i tyre tip kanoe është fundosur në ujë në zonën e njohur si “ Shkëmbi I Miseve.”
Në Himarrë Policia Kufitare ka arritur të nxjerr në breg të detit turistin Polak,M.S.,26vjeç i cili duke notuar në zonën e Drimadhës,ish marrë nga rrymat detare.sosnews.al

