Cilësia e dobët e naftës i ka prishur motorin e mjetit një 63 vjeçari nga Tirana.
Shtetasi H.A nuk është ndalur thjesht me konstatimin e dëmtimin të motorit por ka kallëzuar në seksionin kundër krimit ekonomik dhe financiar në Durrës ndaj pikës së karburantit ku ishte furnizuar më herët.
Ai ka sqaruar së defekti në motor i ka ardhur vetëm disa kilometra pasi i kishte hedhur naftë mjetit në një karburant në autostradën Durrës- Tiranë.
Sipas tij në servisin ku e kishte çuar mjetin për ta rregulluar i kanë thënë se defekti i ishte shkaktuar nga nafta e cilësisë sw dobët.
Policia Gjyqësore referoi në prokurori materialet ndaj administratores shtetases me inicialet D.G 41 vjeç e dyshuar se ka konsumuar veprën penale të Tregtimit dhe hedhjen për konsum të lëndëve djegëse në kundërshtim me standardet ligjore të cilësisë (Nenit 288/b)./sosnews

