Eduard Ndocaj tashmë nuk është më deputet dhe nuk ka imunitet. Ndaj tij një shtetas italian ka bërë kallëzim penal. Ai e akuzon Ndocajn se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur nje shume eurosh.
Ndocaj ishte shpallur në kërkim që nga data 7 Tetor ndërsa ditën e Hënë u kap në Pikën kufitare të Portit të Durrësit.
Më pas Ndocaj është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Lezhë ku janë kryer veprimet proceduriale hetimroe dhe jane referuar në prokurorinë e rrethit materialet për veprën penale të msdhtirimit.
Pas konsultimit me prokurorin e çështjes është vendosur se ish deputeti të ndiqej penalisht në gjendje të lirë.
-Njoftim zyrtar i policisë:
Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim Eduard Ndocaj.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh.
Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit Eduard .Ndocaj u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

-Reagimi i Eduard Ndocajt
Pas publikimit të lajmit të se ish deputeti Eduard Ndocaj është ndaluar për disa orë nga policia, ky i fundit ka reaguar nëpërmjet një deklarate në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Nuk ka asnjë ndalesë apo arrest për ish deputetin Eduart Ndocaj.
Kjo foto është live nga trageti që po udheton drejt Italisë.
Sa i përket çështjes në fjalë së shpejti do të publikojm një deklaratë nga avokati i tij në Shqipëri. Media është mirë të bëjnë verifikime para se të nxjerrin lajmin. Kjo është abc e gazetarisë serioze”.
