Visar Meshi është 35-vjeçari i cili humbi jetën pasi u përfshi në një aksident në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. I riu, baba i dy fëmijëve, banues në Durrës, ishte sipërmarrës. Miqtë e tij, janë shokuar nga lajmi tronditës.

Ja disa prej mesazheve të tyre:

‘Visar, na i theve zemrat e na trishtove,te gjitha do i pranoja por jo te shkruaj mesazh lamtumire per ty.’

‘Nuk gjej dot fjalë për humbjen tënde Visar Meshi, komshi, shok dhe patriot i mirë. Tronditës ky lajm që mora sot për ty! Nuk dua ta pranoj por e vërteta e vdekjes qenka e pamëshirëshme dhe apsolute. Lamtumirë o njeri i mirë që na ike shumë shpejt’

Akoma më e trishtë është fakti se i riu, festoi ditëlindjen pak ditë më parë, më 5 Qershor.

Aksidenti me pasojë vdekjen ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se automjeti tip “BMW” doli nga rruga duke u përplasur me mbajtësen anësore. Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit. Pritet që në orët e ardhshme të ketë më shumë informacion.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version