Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë sot në fshatin Mbyet në qytetin e Fierit. Sipas policisë, i riu me iniciale E.M. dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

34-vjeçari, sipas bluve të Fierit, punonte në Bashkinë e këtij qyteti. Nga këqyrja paraprake e trupit të të ndjerit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version