Haki Çako gjatë një takimi me drejtues të policisë vendore në rrethe tha se kohët e fundit janë konstatuar probleme me veprat penale që lidhen me regjimin e tokës, si ndërtimet pa leje, zaptimi i hapsirave publike apo zjarrvëniet dhe prerja e pyjeve.
Për të vënë situatën nën kontroll, numri 1 i policisë tha se do të vihet në zbatim një plan masash i ngjashëm me atë të luftës ndaj kanabisit.
Çako tha se në rast neglizhence nga ana e cdo efektivi, do të ketë procedime penale nga shefi i komisariatit dhe gjithë zinxhiri përfshirë drejtorët e qarkut.
Të dielën, shefi i komisaritit nr 1 në Tiranë, Albert Xhaxho u pezullua nga detyra së bashku me patrullën që mbulonte zonën ku u konstatua ndërtimi i një lavazhi pa leje pranë liqenit artificial ndërsa një specialist u përjashtua nga rradhët e uniformave blu. sosnews

