Arrestohet nga SHÇBA një nga efektivët e policisë së Durrësit për shitje narkotikësh.
SHÇBA në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Policinë e Durrësit kanë arrestuar punonjësin e Patrullës në Komisariatin e Policisë së Durrësit, Fatmir Meço, 33-vjeç,i cili akuzohet për ‘’Shpërdorim të detyrës’’ dhe ‘’Prodhim e shitje të narkotikëve’’.
Gjithashtu policia pas një hetimi disa mujor arrestoi dhe Fitim Selaci 19 vjeç,banues në Fushë Krujë si dhe shpalli në kërkim dhe A.M., 24 vjeç dhe R.T., 19 vjeç, me akuzën e ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.’’
Nga hetimet rrezultoi se efektivi Meço,shfrytëzonte detyrën duke u garantuar pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës naroktike.Ndërsa në banesën e Fitim Selaci në Fushë Krujë u sekuestrua një sasi prej 6.3 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.sosnews.al
