Sot është mbajtur seanca e rradhës për Emiljano Shullazin e bandën e tij.
Gjatë seancës së sotme ka dëshmuar biznesmeni nga Lushnja që kishte “kryqëzuar” Shullazin dhe bandën e tij në prokurori,por që çuditërisht ka ndryshuar dëshmi.
Sikundër dëshmia e Romeo Tarjes dhe dëshmia e biznesmenit Kërçuku,i jep shpresë Emiljano Shullazit dhe bandës së tij se situata e tij në gjykatë mund të përmbyset.
Gjatë dëshmisë së ditës së sotme biznesmeni i duraluminit në Lushnje,Adriatik Kërçuku,ndryshoi version duke thënë se nuk e njihte personalisht Shullazin,por ai e kish marë në telefon duke i kërkuar të takoheshin në Tiranë,por ky i fundit si kish lënë numër pasi kish folur me telefonin e rojes së firmës së Këçukut dhe se vetë biznesmeni ish në Durrës
Më parë bznesmeni kish thënën që Emiljano Shullazi e ka marë në telefon duke e sharë dhe kërcënuar. Një muaj nga kjo telefonatë, në 25 janar 2016, në biznesin e tij shpërtheu një sasi tritoli.
Në seancën e radhës pritet dëshmia e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri drejtorit të policisë Haki Çako rektorit Mynyr Koni, Dhori Kule e Shezai Rrokaj.sosnews.al

