Arrestohet 30-vjeçari Silvester Driza i shpallur në kërkim nga SPAK për pastrim parash. I riu është kapur në Gjermani ndërsa pritet ekstradimi i tij. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

30-vjeçari dyshohet se në vitin 2017 ka themeluar një shoqëri fiktive me fushë veprimtarie trajtimin e integruar të inerteve dhe ka lëshuar fatura me çmime të larta, deri në fund të vitit 2018, kur i është miratuar leja ligjore për të kryer ketë veprimtari.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i informacioneve të siguruara dhe shkëmbimit të tyre me homologët gjermanë, u finalizua operacioni policor i koduar “Freiburg”. Në kuadër të këtij operacioni, është kapur nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimi, një shtetas i akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit policor të koduar “Freiburg”, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe shkëmbimit në kohë, nga Policia gjermane është kapur në Freiburg, Gjermani, dhe është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar S. D., 30 vjeç.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë.

Prokuroria e Posaçme lëshoi më 16 nëntor 2022, 11 urdhëra arresti të reja në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Fierit.

Në një njoftim të Prokurorisë së Posaçme u bë e ditur se këto urdhëra lidheshin me elementë e rinj që ishin zbuluar gjatë hetimeve dhe për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version