Një 49-vjeçar shqiptar është arrestiar ditën e sotme në Tiranë pasi ishte shpallu në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se në pranga ka përfunduar 49-vjeçari me emrin Merenglen Cani. Cani pritet të ekstradohet drejt Anglisë, ku dhe do të vuaj dënimin që pritet ti caktohet nga autoritetet britanike për trafik droge.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Catch”. Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës, dhe mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Britanisë, i shtetasit: – M. C., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”, dhe “Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Britanisë.