Adoleshenti 17-vjeçar, shqiptar, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në përdhunimin e 15-vjeçarit në Athinë, nuk është arratisur drejt Shqipërisë.

Avokati i tij mbrojtës deklaroi se i mituri ndodhej brenda territorit grek dhe se do të paraqitet në polici sa më shpejt të mundet. Numri i personave të arrestuar për përdhunimin e shokut të tyre të klasës në Athinë, ka shkuar në 6 persona.

Ndërsa personi i shtatë u la i lirë për shkak se ende nuk kishte mbushur 15 vjeç, shkruajnë mediat greke I riu shqiptar i cili është personi i tetë i përfshirë në këtë ngjarje u shpall në kërkim nga policia, ku madje u përhap edhe lajmi se ai mund të jetë arratisur jashtë vendit por avokati mbrojtës e mohoi diçka të tillë. Për rastin tronditës, vetë 15-vjeçari ka folur edhe për katër vajza, të cilat sipas tij e kanë ditur për ngjarjen e rëndë.

Përveç përdhunimit që pësoi 15-vjeçari, ai ishte ngacmuar dhe poshtëruar, ku të akuzuarit pretendonin se e kishin bërë “për qejf”. Më pas viktima e dhunës ishte kërcënuar me publikimin e videove, të cilat grupi i personave që e dhunuan i përdornin për ta kërcënuar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version