Andrew (Edvin) Bode, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës dyshohet të jetë larguar ilegalisht nga Shqipëria. Kjo, pasi zyrtarisht me sistemin TIMS rezulton të ndodhet brenda territorit shqiptar. Por, nga të dhënat e marra, 44-vjeçari mendohet të ketë shkuar në Greqi fillimisht dhe më pas drejt vendeve të tjera. Ai është person me precedent penalë për drogë, por asnjëherë nuk është dënuar me vendim gjykate.
Albano Velo dhe Andreë (Edvin) Bode janë identifikuar nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë planifikuar dhe vrarë biznesmenin Edmond Papa. Velo ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode, atë të ekzekutorit. Vrasja e Papës dyshohet se është bërë si hakmarrje ndaj ekzekutimit të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u vra me shpërthim të eksplozivit në makinë.
Velo është vënë në pranga, ndërsa po hetohet dhe babai i tij, Dilaver Velo, i cili ishte punonjës policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë, por pas përfshirjes së djalit në këtë ngjarje, u shkarkua.

