Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar sot padinë e ngritur ndaj ministres së punëve të Jashtme dhe Europës, Olta Xhaçka, e ka kërkuar 30 ditë kohë për vendimin. Por në seancën e sotme, Xhaçka duket se nuk ka marrë pjesë, për shkak të axhendës së saj. Në një kohë që i rrezikohet mandati i deputetes, Xhaçka është shfaqur në krah të presidentit Bajram Begaj.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të sjella nga Dosja.al, Xhaçka qëndron pranë zonjës së parë, Armandën, në një takim me trupën diplomatike në Shqipëri. Por nuk ka qenë vetëm, pasi në sallë është pikasur edhe Tritan Shehu dhe Lulzim Basha, të dy deputetë të Partisë Demokratike, veçse me qëndrime kundërshtare me njëri-tjetrin.
Pse po gjykohet Xhaçka në Kushtetuese?
Opozita pretendon se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vet, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik. Ndërsa sipas socialistëve, ky rast nuk ka të bëjë me konflikt interesi, dhe propozojnë në raportin e tyre, që mocionet e opozitës të mos i përcillet Gjykatës Kushtetuese, sepse shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka do të ndërtojë me leje në një truall privat dhe nuk ka ndonjë kontratë me institucione për të përfituar nga prona publike./Dosja.al

