Romelu Lukaku u rikthye te Interi në verë, një nga prurjet më të bujshme të merkatos. Gjërat nuk shkuan mirë për sulmuesin, i cili që atëherë shumicën e kohës e ka kaluar i dëmtuar.
Po për këtë shkak pjesëmarrja e tij në Botërorin e Katarit është në rrezik. Te Belgjika “kryqëzojnë gishtat” që bomberi të jetë pjesë e skuadrës, por sipas asaj që shkruajnë mediat, vendimi përfundimtar do të vijë ditën e premte.
Në këtë periudhë vizitat mjekësore kanë qenë të shpeshta, për të mësuar kështu ditë pas dite gjendjen e lojtarit. Nëse gjithçka shkon keq, mungesa e tij do të ishte një goditje e rëndë për Belgjikën.


