Policia e Shtetit njofton se shoqërimi i ish-presidentit Bill Klinton nga Rinasi në drejtim të Tiranës është bërë nën sigurisë e plotë të strukturave të Policisë. 

Policia ka publikuar pamjet nga momenti i shoqërimit të ish-presidentit amerikan, ku siç shihet ndiqet nga dhjetëra makina policie për të mbërritur në kryeqytet. 

“Policia e Shtetit- Momente nga shoqërimi i ish-presidentit Bill Klinton, nga Rinasi në drejtim të Tiranës.Strukturat e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e sigurisë në rrugëkalimet e ish-presidentit Klinton”, njofton policia. 

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/07/64a305cd452c1.mp4

Për të siguruar ish-presidentin, Policia e Shtetit ka publikuar sot një plan rrugësh që do të mbyllen për mbërritjen e Clinton.  Clinton do të pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama ndërsa do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version