Kujtim Çeliku është personi i dytë që u kap me efektivin e rrugores në Turqi me drogë. Mësohet se Çeliku është ish-ushtarak dhe ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Çeliku është dënuar në vitin 2011 për vjedhjen e një biznesmeni në Durrës që merrej me tregti floriri. 

Çeliku i ka vjedhur biznesmenit çantën me 176 unaza floriri, me një vlerë prej 30 milionë lekësh. Por, pas arrestimit, akuza për grabitje nuk është e vetmja që ka rënduar mbi të, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën edhe municione dhe kallëpe tritoli, që ai i mbante pa leje.

Çeliku karrieren si ushtar e ka nisur me misionet e para paqeruajtëse në Irak e Afganistan, duke qenë pjesë e forcave Komando të Ushtrisë Shqiptare, në kuadër të misioneve të NATOS-s. Ai arriti të gradohej në ushtri me gradën Kapter, në bazë të vlerësimeve dhe përgatitjes së tij, por edhe nga pjesëmarrja e herë pas hershme në misione të tilla. Ai ka marrë pjesë në 5 misione të tilla si pjesë e forcave Komando. Emri i Kujtim Muharrem Çelikut figuron në listën me 58 komando paqeruajtës, që janë dekoruar në vitin 2003 me medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, dhënë nga Presidenti i Republikës. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version