Të martën në Prishtinë Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ora 09:00. Lajmi është bërë me dije nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak”, ka njoftuar zyra e kryeministrit. Por para takimit me Kurtin, Lajçak ishte në Beograd, ku edhe takoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
“Në Beograd, sot diskutuam për rrugën përpara drejt normalizimit si vazhdim i debatit për Dialogun me presidentin Aleksandar Vuçiq. Folëm edhe për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e servëve të Kosovës në institucione, udhërrëfyesin për energjinë dhe perzonat e zhdukur,”-njoftoi Lajçak.
Po ashtu është lënë e hapur edhe mundësia e organizimit të një takimi të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, por duhet parë rezultati i takimit të nesërm me Kurtin.

