Gjykata e Durrësit ka ndryshuar liruar nga burgu 3 prej anëtarëve të ekuipazhit të anijes “Queen Majeda”, e cila në shtator të vitit të kaluar u kap me naftë kontrabandë . 6 muaj më vonë i njëjti gjyqtar me kërkesë të prokurorisë vendosi ndryshimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “detyrim të qëndrimit në një vend të caktuar” dhe konkretisht në anije, e cila ndodhet e ankoruar në kalatën e mjeteve të sekuestruara për kontrabandë mallrash në portin e Durrësit.
Të arrestuarit janë identifikuar si Zuhair Alkëafi 54 vjeç kapiteni i anijes, Muavid Ali Altabir 25 vjeç, Amad Abushala 43 vjeç, të tre nga Libia, dhe Badr Teezini, 25 vjeç nga Siria. Ata janë vë në në pranga në kuadë r të operacionit të koduar ‘Ring’. Prokuroria kërkoi të zëvendësohet masa e sigurimit “Arrest ne burg” me atë të “detyrimit të qëndrimit në një vend të caktuar”, konkretisht në territorin ku është ankoruar anija Queen Majeda, në portin e Durrësit.
6 muaj më parë gjykata e Durrësit caktoi “arrest në burg” për kapitenin e anijes Zuhair Alkëafi, dy ndihmësit Muajid Altabir, Amad Abushala, si dhe punonjësin e ngarkim shkarkimit sirianin Badr Tezini. Ata akuzohen për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim. Kjo masë është ndryshuar në mes të muajit mars, ndërsa hetimet vijojnë.

