Një shtetas nga Senegali është arrestuar nga policia italiane pasi ngacmoi seksualisht një shqiptare brenda komisariatit.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi brenda zyrës së emigracionit në komisariatin e policisë. Shtetasi senegalez i kërkonte gruas shqiptare që ta ndiqte për në tualet.

Gruaja refuzoi ndërsa shtetasi senegalez e kapi nga dora dhe e tërhoqi për në tualet. Në këtë moment ndërhynë forcat e policisë për ta ndaluar.

Shtetasi nga Senegali gjithashtu bëri rezistencë ndaj efektivëve gjatë momentit të arrestimit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version