Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, një 59-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Nga ana tjetër, një 36-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Ndërsa në Divjakë, një grua ka denoncuar zhdukjen e dajës së saj i cili është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

“Në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasja E. T., se është larguar nga banesa, daja i saj, shtetasi R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 60-vjeçarit”, njofton policia.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version