Një 53-vjeçar është arrestuar në Mallakastër për ngacmim seksual. Mësohet se në pranga ka përfunduar Arjan Mukaj, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Njoftimi i policise:
Mallakastër Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

