Gjergj Oshafi duhet të mbante përgjejsi për mos veprimin e punonjësve të policisë gjatë përballjes me disa eksponentë kriminal pak kohë më parë në Elbasan.

Por ish zv\drejtori i policisë  së Elbasanit që e shkarkua nga detyra së bashku me 11 efektivë të tjerë papritur është rikthyer në rradhët e uniformave blu.

Burime të sos.news.al thonë se kryekomisari i cili nuk dha asnjë urdhër edhe pse automjeti i tij u mor “ zvarrë ” pranë tregut ushqimor, është emëruar në një detyrë të rëndësishme në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit.

Oshafi tashmë është pjesë e drejtorisë kundër trafiqeve të paligjshme ( anti-doga).

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj pati deklaruar ndëshkime për oficerët e policisë që ishin prezent mbrëmjen e 18 shtatorit ndërkohë që edhe drejtoria e standarteve profesionale ka konstatuar shkelje të rënda.

Por çudia është se efektivët që duhet të mernin urdhra nga Oshafi ose që nuk kanë qenë farë prezent, janë lënë në dispozicion dhe ndaj tyre vijon masa disiplinore.

Një tjetër çudi është kur rikthimi në detyrë i këtij titullari i cili çoi në nivelin zero reputacionin e policise, vjen në një kohë kur trumbetohet ka shumë për reformimin e uniformave blu.

Tashmë mbetet të shohim nëse kryekomisar Gjergj Oshafi do të ketë guxim të ndërmarrë ndonjë veprim ndaj ndonjë grupi në detyrën e re pasi në videon 34-minutëshe që publikoi sos.news, ai vetëm vështronte se si personat që i goditën automjetin largohen të qetë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version