Policia e Vlorës në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën Transballkanike në lagjen ”Pavarsia”,  ku mbetën të plagosur me armë tre persona tregon se ka mbledhur dhe siguruar prova nga vendi i ngjarjes me qëllim për të bërë të mundur një dokumentim sa më të plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia ka siguruar pamje të zonës ku ndodhi ngjara nga kamerat e lokaleve.Gjithashtu në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip Pistoletë, një predhë arme zjarri model 56-kalibër 7.62mm, automjetin tip  ”Mercedes Benz”, dhe një tjetër mjet ”Renault Klio”, disa aparate celular dhe një shumë prej 1.600.000 lëkësh.

Gjatë verifikimeve policia arriti në përfundimin se pistoleta i përkiste Ferdinand Llanaj,i cili është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Policia po punon lidhur edhe me automjetin e djegur tip ”BMW” të gjetur ditën e djeshme në fshatin Kafaraj,Fier, ku brënda të cilit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe 3 gëzhoja model 56-kalibër 7.62mm.

Në lidhje me ngjarjen janë kryer edhe veprime të tjera proceduriale dhe po vazhdon puna për identifikimin, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes me armë zjarri të shtetasve F.Ll., B.Ll., dhe D.B.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version