Ish-kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, ka komentuar atentatin e mbrëmjes së djeshme në zonën e Don Boskos, ku humbi jetën 58-vjeçarja Mimoza Paja dhe pesë të tjerë u plagosën. E ftuar në emisionin “Open” në News24, Imeraj u shpreh se përgjegjësia i takon të gjitha atyre strukturave që kanë për detyrë të ruajnë qetësinë publike dhe të parandalojnë ngjarje të tilla. Sipas saj rrethanat e ngjarjes tregojnë se ngjarja ka qenë e planifikuar dhe e mirëmenduar.

“Duke gjykuar nga rrethanat, do ta ndaja në disa momente kryesore. Për sa i përket planit hetimor, pasja e një makine në dispozicion dhe pasja e armëve të tilla po studimi i zonës, jep idenë e një plani të mirëmenduar dhe të paraplanifikuar. Elementi i dytë lidhet me pasojën, pra me personat e pafajshëm. qytetarët duhet të vënë në përgjegjësi prokurorinë e policinë se përse këto njerëz mund të lëvizin të armatosur në këto zona. Duhen masa parandaluese. Lidhet me shoqërinë dhe me mënyrën si ruhen personat e tillë. Ajo që është e rëndësishme, që duhet të jemi të përgjegjshëm në reagim. Është e tepërt të kemi kaq shumë pasoja në njerëz të pafajshëm. Viktima ishte në punë. Gishtin e përgjegjësisë ia vë strukturave që kanë detyrë ruajtjen e qetësisë publike dhe parandalimin e situatave të tilla. Ajo që duhet të bëhet është që strukturat përkatëse të jenë në gjendje të reagojnë”, tha Imeraj.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version