Ka nisur sot në Himarë aksioni i prishjes së ndërtesave për vënien në zbatim të Projektit ”Rikualifikimi urban në Spille-Himarë.”
Banorët nuk kanë rënë dakort për prishjen e objekteve në pronësi të tyre dhe kanë nisur protestat.
Rreth 163 forca policore kanë zbarkuar për të siguruar mbarvajtjen e operacionit. Ndër këto forca, 10 janë grupe të FNSH-së si edhe shërbime të tjera Policore të Vlorës, të Komisariatit të Policisë Sarandë, Himarë dhe Delvinë.
Bëhet me dije se një banorë i zonës është arrestuar pasi ka tentuar ti vërë flakën një autoboti me gaz, i cili ndodhej në ambientin ku po shemben objektet.
Aktualisht bëhet me dije se janë prishur 5 objekte.sosnews.al
