Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër sipas marrëveshjes së firmosur më 6 janar mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama përmes fotove shprehet se bëhet fjalë për një nga objektet më origjinale të arkitekturës islame në botë.

Xhamia e Mehmet pashë Bushatit ose siç njihet për të gjithë xhamia e plumbit është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar më 1773/1774, është ndërtesa më e e vjetër dhe xhamia osmane më e madhe në Shqipëri.




