Një ditë pas protestës para kryeministrisë, kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se do të vijojë me protestat për të sjellë ‘revolucionin’. Ai ka ndarë ditën e sotme një video nga protesta dhe shkruan se ditën e nesërme do të mblidhen sërish në protestë përpara Kuvendit.
“Revolucioni na fton! Nesër, 13 shkurt ora 17.00, të gjithë para parlamentit”, shkruan Berisha.
Një ditë më parë Berisha mbajti protestën para kryeministrisë. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.

