Një i ri është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës në Fushë Krujë. Sipas policisë, 34- vjeçari  ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Policia po ashtu sqaron se trupi i pajete është gjetur ne orët e para te mëngjesit te sotëm ne lagjen “Bakishe Visha” të Fushë Krujës.

“Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri”, sqaron policia.

Ndërkohe në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version