Teksa protesta e qytetarëve për vdekjen e Lear Kurtit ka shkuar drejt fundit, qytetarët kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të të riut që vdiq pasi u shoqërua në komisariat.
Ata janë ulur të gjithë në tokë, për të nderuar viktimën, pas akuzave të shumta që hodhën gjatë ditës së sotme drejt qeverisë dhe policisë.
Ndërkohë vdekja e Kurtit vijon ende të mbetet mister, pasi qeveria dhe policia pretendojnë versionin se ai vdiq duke gëlltitur dy qese me kokainë, ndërkohë që familja e tij dhe opozita pretendojnë se ai u vra nga policia.

