Një makinë përfundoi në humnerë duke i marrë jetën një personi e duke lënë të plagosur tre të tjerë paraditen e të martës në Elbasan.

aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë. Burimet zyrtare thanë se ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe autoambulanca.

Blutë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/12/aksident_elbasan.mp4

Nga raportimet e para mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke përfunduar në humnerë.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2022, rreth orës 9:15, në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, shtetasit M. M., F. M. dhe B. M., të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version